close

Kopështi i Paqes Ukrahinase

Kopështi i Paqes Ukrahinase është projektuar nga Peter Lloyd, projektuesi që ka marrë disa çmime-fituese, me qëllimin respektues për të sjellë tek vendalinjtë sado pak Ukrahinën në Liverpool, për Ukrahinasit e shpërngulur dhe vizitorët, që të kënaqen gjatë prezantimit të këngëve të Eurovizionit 2023.

Komuniteti Ukrahinas në Liverpool ka ndihmuar të frymëzojë projektin e kopështit për të siguruar që pjesa e fundit është autentike. Këto konsultime u mundësuan nga mbështetja e çmueshme e ofruar nga Association of Ukrainians in Great Britain (AUGB) (Organizata Ukrahinase në Britaninë e Madhe)(OUBM) dega e Liverpool-it dhe nga Big Help Project (Projekti i Ndihmës Madhe).

Qëllimi i këtij kopështi është t’u japi një hapësirë qetësuese dhe angazhuese përdoruesit ku të shkojnë të rilaksohen e të reflektojnë. Influencat kryesore Ukrahinase janë rrugicëzat ledhatuese dhe trotuaret marramendëse, bimët ndjesore, të cilat përfshijnë bimët mjekësore , si edhe bimët sezonale të mbjella në kubiqet e tyre duke përfshirë këtu edhe punime artistike me mozaik. Ky kopësht ka edhe pusin e dëshirave, në të cilin uji është prezantuar nga lulet e bimëve, gjithashtu edhe dy tavolina shahu prej betoni e me stola, që vizitorët t’u shmangen nxitimit dhe ngutjeve e të përfshihen në një lojë shahu.

Fëmijët nga rreth e përqark si St Vincent de Paul Catholic Primary School ( Shkolla fillore Katolike e Shënt Vincenti de Paul) ka ndihmuar me disa nga zbukurimet e pjesës soditëse, të cilat do t’i shihni në këtë kopësht. Grupet e kopështit të komunitetit në sallonin eco Roots in the City, bazuar gjithashtu në Trekëndëshin Balltik, janë përfshirë në rritjen e zarzavateve dhe erëzave.

Pjesëmarrja dhe angazhimi i komunitetit të Ukrahinasve të zonës dhe komuniteti i Trekëndëshit Balltik do të krijojnë një gjallëri dhe një kopësht tërheqës mu në qëndër të këtij qyteti e komuniteti dhe do të sigurojë hapësirën jeshile për mirëqënien e shëndetit fizik dhe mendor.

Baltic Triangle Area CIC (Zona e Trekëndëshit Balltik CIC) është një project i mbështetur nga dhurimet e njerëzve, kështu që nëse juve jeni në gjendje të dhuroni , ju lutem shprehni mbështetjen tuaj duke klikuar këtu this link.

https://www.justgiving.com/crowdfunding/baltictriangle-sensorygarden?utm_term=gdYPprKxe

Mbështetur me krenari nga